fbpx

Ushtrime që ju shpëtojnë nga dhimbjet e tmerrshme gjatë shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

Shiatiku gjithashtu mund të pengojë lëvizjen, ja si t’i ndihmoni vetes

Shiatiku është një nga sëmundjet më të zakonshme që vuajnë gratë shtatzëna dhe simptoma kryesore është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës që shtrihet përgjatë këmbës, duke e penguar gruan të ecë rehat.

Ky problem shfaqet për shkak të rritjes së madhësisë së mitrës, e cila shkakton presion në nervin shiatik, që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, të pasmeve, ijëve dhe këmbëve.

Mbase mund të mos keni dhimbje të forta, mund të ndieni vetëm një dhimbje djegëse ose të shurdhër, por mund të jetë aq e fortë sa do t’ju pengojë të lëvizni.

Shfaqet në njërën anë të trupit, ndërsa pushimi dhe aplikimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes, por është gjithashtu shumë e rëndësishme të bëhen ushtrime të lehta shtrirjeje për të përmirësuar fleksibilitetin e shtyllës kurrizore

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]