Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vajza e Monica Bellucci ‘pushton’ Parisin, Bukuria natyrale e saj spikat në…

nga Revista Kosovarja

Vajza e ikonës së filmit italian, Monica Bellucci, dhe aktorit Vincent Cassel, Deva Cassel është prezantuar zyrtarisht si ambasadore e re e Dior, duke shkëlqyer në Javën e Modës në Paris dhe duke u shfaqur si një ikonë e stilit modern.

Java e Modës së Lartë këtë janar u shënua nga koleksioni debutues i Jonathan Anderson për Dior, ku Deva Cassel ishte një nga modelet kryesore. Stili i saj përçonte kombinimin perfekt të drejtimit të ri të markës dhe elegancës rinore.

Për këtë event të veçantë, Deva braktisi siluetat klasike dhe korsetin strikt të Dior, duke u shfaqur me një stil që kritikat e modës e quajtën “elegant intelektual”. Ajo u vesh me një këmishë klasike me mëngë të përdredhura, një jelek me motive gjeometrike në nuanca bronzi, portokalli dhe kafe, të futur brenda pantallonave me palosje asimetrike, dhe një rrip lëkure i zi me tokëz të artë, duke reflekttuar stilin e Jonathan Anderson.

Bukuria e Deva-s ishte po aq natyrale sa edhe veshja e saj. Flokët me ndarje në mes dhe grimi minimal vunë në pah lëkurën e freskët dhe tiparet e saj, ndërsa buzëqeshja dhe pozat për fotografët reflektuan energjinë rinore që Anderson dëshiron të sjellë në Dior.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]