fbpx

Vala e të nxehtit në Evropë e vë Parisin në alarm të kuq

nga Revista Kosovarja

Një valë e të nxehtit po vazhdon në të gjithë Evropën, me Francën, Spanjën, Italinë, Portugalinë dhe Gjermaninë nën alarm për nxehtësi.

Në Francë, një alarm i kuq – paralajmërimi më i lartë për nxehtësi ekstreme – është në fuqi në 16 departamente, përfshirë Parisin, ku maja e Kullës Eiffel është e mbyllur.

Ndërsa, dy persona kanë vdekur në Itali për shkak të rritjes së temperaturave, ndërsa 50,000 janë evakuuar për shkak të zjarreve në Turqinë perëndimore.

Pjesë të Portugalisë dhe Spanjës regjistruan temperaturat më të larta të qershorit këtë javë, pasi temperaturat arritën në 46 gradë Celsius.

Në Anglinë juglindore, temperaturat mund të arrijnë deri në 35 gradë Celsius sot, por do të jetë më e ndryshueshme për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]