fbpx

Vazhdon të paraqet problem numri i vogël i inspektorëve në Prishtinë – Reagon Florian Dushi

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, është ankuar sa i përket numrit të inspektorëve në komunën e Prishtinës.

Ai tha se numri i inspektorëve është shumë i vogël krahasuar me kërkesat dhe ankesat qytetarëve, duke vënë në pah se disa nga ankesat e qytetarëve shtyhen për trajtim pikërisht për këtë çështje.

Dushi shtoi se përkundër numrit të vogël të inspektorëve kanë arritur të bëjnë shumë aksione.

“Jemi të përkushtuar që me kaq kapacitete t’i përgjigjemi pozitivisht secilës kërkesë të qytetarëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]