122
Jay North, aktori që luajti rolin kryesor në serialin Dennis the Menace, vdiq të dielën. Amerikani vuante prej disa vjetësh nga kanceri.
Shkrimtarja Laurie Jacobson mori një telefonatë nga aktorja Jeannie Russell me “lajmin e trishtuar” të vdekjes së aktorit, transmeton Indeksonline.
Russell luajti bashkë me North në serialin që u transmetua nga viti 1959 deri në 1963.
“Zemra e tij ishte e madhe dhe miqtë e tij e donin shumë”, shkruan Jacobson.