Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën, rreth orës 18:00, kanë marrë informata për një person të lenduar në Skenderaj, dhe pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë hasur personin e vdekur.
Në raport thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar të shuaj sjallin që ishte duke u djegur në një fushë dhe në një pjesë të pyllit që ishte pronë e tij, e cila është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.