fbpx

Vdiq në një burg në Serbi, Artan Zymberi varroset të premten në Norvegji

nga Revista Kosovarja

I riu nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberi, do të varroset të premten në Norvegji.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët.

“Varrimi i më të dashurit tonë Artan Zymberi, do të bëhet të premten 16/12/2022 në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00. Të afërmit dhe të njohurit dhe ata që dëshirojnë, janë shumë të mirëpritur të takohen së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ai vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit, më 26 nëntor.

I ndjeri vuante një dënim prej tre vjetësh atje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]