fbpx

“Vendi im dhe njerëzit e mi janë duke u bombarduar”, aktorja ukrainase flet zemërthyer për pushtimin nga Rusia

nga Revista Kosovarja

Milla Jovovich është e shqetësuar për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Aktorja dhe modelja, e lindur në Ukrainë, tha në një postim në Instagram se ‘është ndarë në dysh’ për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur.

“Zemërthyer dhe e shtangur duke u përpjekur të përpunoj ngjarjet e kësaj jave në vendlindjen time në Ukrainë. Vendi dhe njerëzit e mi janë duke u bombarduar. Miqtë dhe familja ime duke u fshehur”, tha ajo.

“Gjaku dhe rrënjët e mia vijnë nga Rusia e Ukraina. Jam e thyer në dysh derisa shoh tmerrin, vendin duke u shkatërruar, familjet duke u zhvendosur”, vazhdoi ajo.

Jovovich, 46 vjeçe, kujtoi se kishte dëgjuar dhimbjet e luftës nga anëtarët e saj më të vjetër të familjes.

“Më kujtohet lufta në atdheun e babait tim në ish-Jugosllavi dhe historitë që familja ime tregonin për traumën dhe terrorin që ata përjetuan. Luftë. Gjithmonë luftë. Udhëheqësit që nuk mund të sjellin paqen”, përfundon postimi i aktores.

Jovovich është një nga disa të famshëm që kanë folur për tmerrin në Ukrainë.

Yje të tjerë kanë ndërmarrë veprime për të ndihmuar me donacione.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]