fbpx

Veprimi i këtij qeni endacak lë pa fjalë, përlotet kur një grua e panjohur i jep ushqim

nga Revista Kosovarja

Video e një qeni endacak në Kinë është bërë virale në të gjithë botën. Një grua e ka ushqyer qenin me salçiçe dhe në momentin që ajo po ia jepte, qeni është lotuar.

Të gjithë shikuesit e kësaj video kërkojnë që këtij qeni t’i ofrohet një shtëpi dhe dashuri, pasi i ka prekur të gjithë.

Qeni endacak ndodhej në një park në qytetin e Jinzhong, Kinë dhe pamjet tregojnë se ai qëndronte në këmbët e pasme dhe me putrat e përparme kërkonte ushqim.

E njëjta grua shkon sërish të nesërmen në park dhe qeni e njeh. Ai vrapon drejt saj për ta përshëndetur duke tundur bishtin.

Shikojeni VIDEON 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]