fbpx

Vera Qollaku, shqiptarja e suksesshme në Zvicër që e ka mision të bukurën

nga Revista Kosovarja

Vera Qollaku është zonja e suksesshme e fushës së bukurisë, që kryen shumë shërbime profesionale me pasion, dashuri dhe delikatesë të madhe.

Vera prej vitesh e jeton ëndrrën e dikurshme për të qenë kjo që është sot.

Për punën dhe të arriturat flet me zemër dhe thotë se në rrugën e suksesit nuk mund ta ndalë asgjë.

Beautynailsvera.ch është brendi dhe firma e saj me emër në Zvicër.

Për historinë e Verës shkruajmë në “Kosovare”…

Verë, njiheni si femër e suksesshme. Na fol pak për storien tënde të suksesit?
– Para shumë vitesh kam filluar të punoj fillimisht në shtëpinë time, sepse isha nënë e tre fëmijëve, kurse dëshirën për punë e kisha të madhe. Por, nuk doja assesi që familja dhe fëmijët e mi të mbeteshin anash.

Tani kam sallonin tim në Cyrih të Zvicrës, që është shtëpia ime e dytë, e ku klientet e mija ndihen tejet komod me shërbimet që ofrohen dhe realizohen aty.

Çfarë të ka ndihmuar të jesh kjo që je sot?
– Më ka ndihmuar shumë vullneti dhe dëshira e madhe për t’i bërë vajzat, nënat, gratë, që të duken sa më të bukura dhe të ndihen të lumtura me pamjen e tyre. Ky është mision…

Sa sfiduese ka qenë rruga drejt të pasurit sukses?
– E vërteta është se nuk mund të them që ka qenë e lehtë dhe pa sfida. Asnjëherë nuk jam ndal drejt realizimit personal e profesional dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë, pasi profesionin tim e kam në zemër. Dhe, kur diçka e do me zemër, atëherë nuk të ndalë gjë…

Kush është personi që të ka bërë të besosh që ti mund t’ia dalësh?
– Lirisht mund të them se vetvetja, pasi një njeri që ka vetëbesim në vete dhe arritjen e qëllimeve, kurrë nuk do t’i mungojë suksesi, madje nëse lufton fort do ta ketë atë gjithmonë të garantuar.

Tingëllon edhe si mesazh për femrat dhe njerëzit në përgjithësi, apo?
– Po, sepse kjo është e vërteta e madhe e rrugës sfiduese për t’ia dalë mbanë dhe për t’u përmbushur në të gjitha aspektet. Njerëzit duhet ta duan dhe të luftojnë fort për gjërat që duan t’i arrijnë në jetë.

Verë, a mund të na flasësh për sallonin dhe shërbimet që ofron?
– Në beautynailsvera.ch ofrohen shërbime të ndryshme profesionale nga fusha e bukurisë, si microblading nga PhiAcademy, henna brows, browslifting, wimpernverlwngerung prej 1:1 technik deri te rusian volume, thonj, wimpernlifting, hairextensions, pedikyr&spa, si dhe trajnime për thonj dhe për qerpikë.

Ju trajnoni edhe studente, a?
– Mbaj kurse për qerpikë, që nga kurset bazë e deri tek volumi. Gjithashtu, mbaj kurse intensive për thonj. Studentet të cilat certifikohen nga beautynailsvera.ch kanë mundësinë tre muaj të praktikojnë te studioja ime, sepse synimi im është arritja dhe suksesi maksimal i studenteve që aftësohen te unë.

Ju, personalisht, ku jeni shkolluar e trajnuar?
– Jam shkolluar dhe diplomuar në Zvicër, por edhe jashtë vendit. Vazhdoj të marrë pjesë në trajnime të ndryshme, sepse faza e të mësuarit të teknikave të reja dhe avancimit profesional nuk mbaron asnjëherë.

Keni edhe produktin tuaj të personalizuar, që është për mirëmbajtjen e qerpikëve? Ç’thua për këtë?
– Kam produktin tim të parin dhe të vetmin për momentin. Quhet “Beautynailsvera
Eyelash foam cleanser”, i cili është për mirëmbajtjen e qerpikëve extensions.

Në vijim pritet të vijnë edhe projekte të tjera, që për momentin po i mbaj sekret.

Risia e fundit në beautynailsvera.ch?
– Është Microblading, që më ka hyrë shumë në zemër dhe e bëj me kënaqësi të veçantë. Për Microblading kam përfunduar akademinë më të madhe në botë për këtë drejtim, PhiAcademy.

Je shqiptare e suksesshme larg vendlindjes. E ndjen si sukses të madh këtë gjë?
– E rëndësishme është që çdo gjë që e kam arritur, ka qenë me shumë mund, përkushtim dhe dashuri. Nuk ka rëndësi vendi.
Njëjtë do të veproja edhe sikur të isha në vendlindje…

Dukeni shumë bukur. Sa investoni në paraqitjen e jashtme?
– Pasi i takoj botës së të bukurës, e kuptueshme që nuk e lë veten pas dore. Ne, profesionistet e kësaj fushe, jemi pasqyra e rinisë, andaj përpiqem të jem shembull i mirë për vajzat dhe femrat kudo që ndodhen.

Pasioni juaj?
– Puna, kuzhina, shëtitjet.

Vendi që gjithmonë kthehesh me qejf?
– Aty ku është familja e gjej qetësinë…

N. N. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]