fbpx

VIDEO – Momenti i vjedhjes në një kafene në Prishtinë – I gjithë akti është regjistruar nga kamerat e lokalit

nga Revista Kosovarja

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në një kafene në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.

Në videon e regjistruar nga kamerat e lokalit, shihen qartë hajdutët derisa kryejnë aktin e vejdhjes, ku morën një shumë të hollash në vlerë rreth 150 euro.

Pronari i lokalit ka njoftuar se video është përcjellur në Polici.

Po ashtu, i njëjti ka ftuar qytetarët se nëse mund t’i deshifrojnë hajdutët në këtë filmim, do të shpërblehen me një shumë parash prej 260 euro.

Kosovarja ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje më të hollësishme rreth këtij rasti, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]