Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të objektit të televizionit shqiptar “Top Channel”.
Policia e Shqipërisë njoftoi para pak minutash se si pasojë ka ndërruar jetë roja i godinës, i identifikuar me inicialet P.K,. 60 vjeç,.
Në njoftim thuhet se rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë të paqarta.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00.
Gazetari Çim Peka ka publikuar një video nga ky rast, teksa shihet se organet e sigurisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Kriminale! Sulmohet me arme Top Channel! Nje i vrare brenda ambjenteve, nje makine gjendet e djegur ne Kavaje. Krimi ka marr nen kontroll vendin, kemi prekur fundin”, shkroi Peka.