Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasje e rëndë në tentativë në Drenas

nga Revista Kosovarja

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Drenas. Sipas policisë, gjatë një mosmarrëveshje mes katër personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Drenas 26.03.2024-18:07. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]