Aktori i njohur amerikan, Eddie Hassell është vrarë dje në mëngjes diku në Texas. Dyshimet e para thonë se vrasja e aktorit ka ndodhur në një aksion ku hajnat ishin duke kryer vjedhje të makinave.
30 vjeçari ishte shumë i njohur në filmin e NBC “Surface” si dhe në filmin “Devious Maids”.
Aktori thuhet se është goditur me një plumb në stomak dhe se ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë krim.
Policia ka dhënë ndihmën e parë për të, por që rrugës për spital Eddie ka ndërruar jetë.