Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë, gjatë shënimit të përvjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi më 1999, tha se kjo datë përbën momentin kur “mori fund e drejta ndërkombëtare, rendi, e vërteta dhe drejtësia”.

Mbi artikull

Në fjalimin e tij, ai “zbuloi” edhe një gjë, duke pretenduar se i është thënë se do të merrte çmimin Nobel nëse do të njihte pavarësinë e Kosovën.

“Një mijë herë më kanë thënë të huajt: ‘Do ta marrësh Çmimin Nobel, vetëm prano Kosovën e pavarur. Shiko drejt së ardhmes, mos u kthe pas’. Unë jam përpjekur të shoh drejt së ardhmes, gjithmonë duke ndjekur gjurmët e fëmijëve të mi dhe të parëve të mi. Por, sado që shikoja përpara, në atë të ardhme gjithmonë e shihja Kosovën dhe Serbinë time. Nuk munda të heq dorë nga kjo dhe nuk do ta bëj kurrë”, tha ai, raporton media serbe “Blic”.

Ai shtoi se presidenti gjerman, sipas tij, ka deklaruar se sulmi ndaj Iranit përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por theksoi se deklarime të tilla nuk janë bërë për rastin e ish-Jugosllavisë.

Moneytizer Paragrafi 4

“S’kanë thënë kurrë diçka të tillë kur bëhet fjalë për Republikën Federale të Jugosllavisë, sepse në këtë kanë marrë pjesë edhe vetë, jo vetëm amerikanët. Dhe nuk do ta thonë kurrë, sepse e dinë që kjo prodhon pasoja juridike dhe politike”, u shpreh presidenti serb, Vuçiq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]