338
Lumi B është nga reperët më aktiv të rep skenës shqiptare, i cili sapo ka publikuar dy projekte të reja.
Njëra nga to erdhi në bashkëpunim me Xhensilën ndërsa tjetra me reperin e ri, Bardhi.
Në këtë të fundit Lumi u shfaq i rrethuar me femra, skena të cilat duket se nuk i ka problem fare bashkëshortja e tij.
Miranda në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram është pyetur nëse është xheloze për videoklipet e Lumit, sidomos këtë të fundit.
“Asnjëherë, atë punë e ka’’, është shprehur Miranda, e cila ka habitur me përgjigjen e saj.
Kujtojmë se Lumi dhe Miranda janë bashkë prej 15 vitesh dhe janë prindër të një djali, Blinit