Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ka kohë që ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor por me veprimin e fundit mund të themi edhe që ka hequr dorë nga muzika.
Dje në rrjet u shpërnda kontrata e re e punës së bukuroshes ku u zbulua se është punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.
Artistja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Rrjeti u “çmend”, dhe ky ishte reagimi i Zaimin- ës!
Pasi u bë ky lajm viral, Zaimina reagoi duke postuar në InstaStory një video nga jahti duke treguar se po i kalon pushimet në Shqipëri dhe për momentin nuk do të prononcohet për lajmet.