fbpx

Zbulohet letra e shkruar me dorë nga Mbretëresha Elizabeth për nipin e saj

nga Revista Kosovarja

Një lidhje dashurie bashkoi Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth me nipin e saj, Princin William.

Një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha drejtuar nipit të saj Princit Ëilliam është rishfaqur pasi u postua në llogarinë e Shtëpisë Mbretërore në Tëitter.

Në letrën e shkruar me dorë 25 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth ndër të tjera shkruante: “William, shpresoj që të pëlqejë fillimi i çdo dite. Gjyshja jote”.

Fansat e familjes mbretërore britanike u emocionuan nga letra e monarkes së ndjerë. “Nuk e kam parë kurrë këtë më parë! Ata kishin një marrëdhënie kaq të mrekullueshme!”, “U lë letra mbesave të mia dhe të njëjtën gjë u bëja fëmijëve të mi”, kanë shkruar disa prej tyre.

Sipas Daily Mail, vula doli në ankand në Boston në vitin 2016 pasi u shit nga një ish-punonjës i Princeshës Diana. Mendohet se është shitur për 1500 £ dhe një zëdhënës i shtëpisë së ankandit e përshkroi atë si një shembull të rrallë të korrespondencës mbretërore britanike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]