fbpx

“Zdravo zemlake – zdravo brate, po iu del marrja”, Haxhiu reagon për mesazhet Kusari-Simiq

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të mesazheve të reja mes Mimoza Kusari – Lila e Sllavko Simiq.

Haxhiu ka thënë se këto biseda, dëshmojnë komplot kundër Kosovës.

“Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:
Përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovë.

Bandat e LVV-së nuk kanë lënë rast pa i denigru, linqu luftëtarët e UÇK-së, duke i krahasuar edhe me mercenarë, duke i quajtur kriminel. Nuk duron kjo tokë e larë me gjakun e dëshmorëve e të plagëve të çlirimtarëve përdhosjen, ua qet në shesh ftyrën e vërtetë.

Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe.

Po ja që po u del marrja mbi kapuq.

– Zdravo zemlake!

-Zdravo brate!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]