fbpx

Zemaj: Asnjë parti nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje

nga Revista Kosovarja

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se pa një marrëveshje politke nuk ka zgjidhje për situatën politike.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të 16-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs.

“Është me rëndësi që të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjedhje as të kryetarit të Kuvendit dhe as të qeverisë së re. Roli i presidentes është rol, i cili i takon edhe me Kushtetutë edhe me ligj për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Qëndrimi i LDK-së është i qartë edhe te presidentja, edhe në seancën plenare. Ne kemi ofruar një zgjidhje, e cila mendoj që është e domosdoshme edhe pse kalimtare për të kaluar ngërçin politik për t’i ofruar institucione Kosovës, në kuptimin e gjithë këtyre procedurave që ka një tentativë edhe të kapjes së institucionit të Kuvendit. Kjo është e dëmshme edhe për zhvillimet që janë në Kosovë. Në vazhdimësi ka jashtë kontrollit edhe çmime të ushqimeve bazike”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj thotë se sipas zhvillimeve në politikë, asnjë parti nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, situata që ka kapluar sot Kuvendin e Kosovës, është si pasojë e VV-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]