fbpx

Zhduket një grua në Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Një rast i zhdukjes së një gruaje është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, më 16 maj 2025, një burrë ka raportuar se nëna e tij është larguar nga banesa e tyre në rrugën “Dardania”, rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 7 maj 2025 dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 07.05.2025-06:00. Me 16.05.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]