fbpx

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, shkak mospërmbushja e kërkesave të tyre

nga Revista Kosovarja

Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Ata thanë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Madje thanë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]