fbpx

111 persona të shtruar në Infektivë me COVID-19, 6 në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë me CPAP.

Në Klinikën e Pomologjisë janë të shtrirë 22 raste me Covid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]