Nuk ka zhurma veturash, kaos në komunikacion, sirena e piskamë. Nervozizmi i i tollovisë së orës 8:00 të mëngjesit e orëve 16:00, 17:00 a 18:00 të pasditeve, është kthyer në zero. Ditët në kryeqytet nisin dhe mbarojnë në heshtje.
Nuk ka njerëz që nxitojnë, as të atillë që ecin me kufje në vesh, njerëz modern, avangard, as nga ata që gjithmonë janë elegant, fin, sikur kanë dalë nga filmat klasik.
Në qytetin e kontrasteve, s’ka më as lypës e hallegjinjë. Më nuk ka as të atillë që kanë teke, që makiaton e duan me shkumë, pa shkumë, me plumb, pa plumb, që expreson e kërkojne 60-she, 70-she, apo me limon. Sendviçat e pauzës tani egzistojnë vetëm në kujtimet e kohëve të “para koronës”.
S’ka teatër, kinema, qendra tregtare, kafiteri, pube. Të gjithë në shtëpi për një qëllim: të shpëtojmë, të mos i japim virusit këmbë.
Pa punë, pa gjallëri, pa para. Prishtina është shndërruar në qytet pa zë, që s’flet!
N.Neziri