Kjo është receta e mini petullave të buta dhe të shijshme, që nuk besojmë se i keni provuar më herët në këtë mënyrë.
Përbërësit:
1 vezë
2 lugë gjelle sheqer
1 gotë qumësht
1 gotë miell
Pluhur për pjekje
Vanilje
Përgatitja:
Në një enë, rrihni vezët me sheqerin, më pas shtoni qumështin. Pastaj, shtoni miellin e situr mirë, pluhurin për pjekje dhe vaniljen. Përzieni të gjitha së bashku dhe gatuani mini petullat si në videon që kemi përfshirë më poshtë. Ju bëfshin mirë!