Shumë nga personat e njohur po japin ndihmën e tyre në përballimin e luftës ndaj Koronavirusit.
Këtë ka bërë së fundmi dhe këngëtarja e njohur, Beyonce.
Ajo ka dhuruar një shumë prej 6 milion dollarësh për njerëzit në nevojë, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë pasojat e krizës.
“Beyonce njeh ngarkesat e mëdha të shëndetit mendor dhe fizik që rëndojnë punonjësit gjatë pandemisë së Covid-19. Në qytetet tona të mëdha, afrikano-amerikanët përbëjnë një numër disproporcional të punëtorëve në këto profesione që do kenë nevojë për ndihmë, përfshirë kujdesin mjekësor, furnizimet ushqimore, si gjatë dhe pas krizës”, janë shprehur përfaqësuesit zyrtarë të Beyonces.