Bernadeta Rudaj e konfirmon faktin se shqiptaret janë ndër fermat më të pashme, unike e të pa krahasueshme në botë.
E gjatë, sharmante dhe me një shikim si shigjetë, kjo është Bernadeta Rudaj, bukuroshja që po e godet industrinë e modës në botë, shkruan “Kosovarja”.
Kush është Bernadeta? Ajo lindur në Nju Jork më 11 shkurt të vitit 2001. Është studente e Universitetit U-Miami në Florida, dega e biokimisë Mjekësi. Bernadete është vajza e Zef dhe Enkelejda Rudaj nga Shtoi i Ulqinit.
“Jam me prejardhje nga Selca e Kelmendit”, thotë Bernadeta, duke treguar me krenari se është pasarxhëse e Norës së Kelmendit.
Ëndrra e saj është që të kryejë shkollën e mjekësisë dhe një ditë të ketë mundësi të hapë klinikë në Shqipëri, ndërkohë që merret edhe me modelizëm. Bukuroshja shqiptare ka kontratë tre vjeçare me agnensionin prestigjioz të modës, “Wilhelmina Agency”.
Imazhi i saj është unik dhe i pa ngatërrueshëm, andaj revista lindineze “Fruk” vendosi që ta ketë në kopertine. E saj, ndërkohë që modelja e famshme oak kohë më parë pushtoj edhe ballinen e magazines “Imirave” nga Kanadaja.
Të shtojmë se ylli i fatit për bukuroshën e jashtëzakonshme shqiptare u bë fotografi shqiptar Fiton Gjonbalaj, i cili e propozoj për një sesion fotografik për të reklamuar një koleksion bizhuterisjë për një brend të njohur.
Bernadeta, ka për axhent Topher Despres.
Ndryshe, bukuroshja falenderon familjen për mbeshtetjen e pa kursyer.