Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se janë gjithsej 11 persona të shëruar nga koronavirusi i ri.
Në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur nga kjo sëmundje, prej tyre 11 janë shëruar dhe një ka vdekur.
“Gjakova në rrugë të mbarë, 11-të shëruar nga Covid 19 në Komunën tonë, durim edhe pak deri sa të largohet përfundimisht pandemia nga vendi ynë”, ka shkruar Kolaj në Facebook.