Një studim i fundit të cilit i referohetka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit.
Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive.
Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës.
Gjetjet e studimit zbuluan se një vakt i pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit.Kjo do të thotë se njeriu kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës por edhe në vazhdim.
Shpërblimi vjen në formën e ushqyerjes së shëndetshme dhe si pasojë një peshe më të mirë trupore në një periudhë më të gjatë kohore.Nga ana tjetër, njerëzit që nuk janë të rregullt në vaktet e tyre, kanë nivele më të ulëta të dopaminës në tru.
Kjo nënkupton se gjasat që ata ta teprojnë me ushqimin gjatë ditës janë më të larta.