Besnik Kelmendi është Punonjës qeveritar i shtetit të Nordrhein-Westfalen. Anëtar i Këshillit të Integrimit në Essen. Anëtar i CDU Essen, shkruan Kosovarja .
Politikani Gjermano-Shqiptar , tashmë i njohur Besnik Kelmendi dje mori pjesë në forumin politik në Essen me Kancelarin e ardhshëm tê Gjetmanisë, z. Armin Laschet CDU-së, tek gjatë këtij takimi pati radtin t’ i shprehë urimet më të përzemërta në këto zgjedhje federale .
Se çka u diskutua në këtë takim z. Kelmendi shkruan në rrjetin e tij social . Ja postimi i plotë:
Të dashur miq! Unë sot mora pjesë në forumin politike në Essen me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, z. Armin Laschet CDU-së. Ku gjatë takimit me të pata rastin ti shpreh edhe njehere urimet më të përzemerta në këto zgjedhje federale.
Gjithashtu diskutuam në parim për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi, liberalizimin e vizave, përmiresimin e proçedurave në termin në Ambasadë, njohjen e patentave të shtetaseve shqiptare, ku mora mbështetjen dhe përkrahjen e tij se do të bëje më të miren për komunitetin Shqiptare.
Ndaj, nëpërmjete këtij mesazhi dëshiroj ti bëje një thirrje publike të gjithë bashkëkombasit e mi, me të drejte vote në Gjermani që të dalin masivisht në këto zgjedhje federale dhe të mbështesin partin CDU.