Albulena Haxhiu minsitrja e Drejtësisë në detyrë e sot ka nënshkruar vendimin për formimin e një ekipit punues që do të merret me analizimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Këtë ajo e bëri të ditur në rrjetin e saj facebook.
Ky është statusi i saj pa ndërhyrje:
“Sot, nënshkrova Vendimin për formimin e Ekipit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës.”
Ndonëse sot u bënë 100 ditë që kur Lëvizja Vetëvendosje erdhi në krye të vendit.
Ani pse 50 ditë prej tyre i ka pasur funksionale e 50 në detyrë, kjo qeveri është duke u lavdëruar për punën që kanë bërë këtë periudhë./Kosovarja/