Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Mamushë, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e breshrit.
Ai premtoi mbështetjen e qeverisë për fermerët e kultivuesit që pësuan dëme nga breshri.
Kurti tha se një fatkeqësi të tillë natyrore nuk e mban mend brezi që është tashmë është gjallë, dhe se këtë ia konfirmuar edhe një i moshuar.
“Ne biseduam me një plak i cili ishte 70 vjeçar, tha se në jetën time, kaq grumbuj të mëdhenj të akullit që t’bien mbi qiell në tokë unë nuk kam parë ndonjëherë . Kjo është një fatkeqësi që brezi që është gjallë nuk e mban mend qe të ketë ndodhur ndonjëherë“, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë u zotua se do t’iu ndalë në ndihmë punëtorëve të këtij rajoni, duke ua kompensuar dëmet e shkaktuara në të mbjellurat e tyre.
“Kështuqë punëtorët e Nepërbishtit, Maumshës dhe të gjithë rajoni, që të tregojmë përkushtimin tonë që në fazë të kësaj pandemie të koronavirusit kemi një fatkeqësi shtesë, dhe kjo Qeveri duhet ta tregojë vetën. Duhet të bëhet evidentimi i këtyre dëmeve dhe do të ndodhë edhe kompensimi i tyre.”, tha Kurti.
“Shteti, Qeveria duhet ti ndihmojë këta punëtorë edhe kur s’ka fatkeqësi natyrore, lëre më kur ka fatkeqësi natyre”, tha ai.
Para vizitës në Mamushë, Kurti ka vizituar edhe bujqit e fshatit Nëpërbishtit.