Reperi Gold Ag i cili shpesh godet me projektet e tij, sot ka goditur me një foto të postuar në rrjetin e tij Instagram.
Ditë më parë në media qarkulluan lajmet se reperi i njohur i ka dhënë fund beqarisë, kështu ai ka kurorëzuar lidhjen e tij me martesë me vajzën nga Gjilani, Ermira Shkodren.
Goldi kishte zgjedhur që e gjithë festa e fejesës dhe dasmës të mbahej privatisht, larg syrit mediatik duke mos bërë bujë të madhe.
Por, sot pikërisht në ditën e Bajramit ai ka vendosur që të sjellë një imazh për herë të parë me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, që sipër imazhit reperi shkruan “Urime prej neve”./Kosovarja/