Bajrije Ponik është nga qyteti historik i Prizrenit, por që 15 vite bashkë me familjen e saj jeton dhe vepron në Zvicër.
Bajrija është zonja e tortave me shije dhe pamja fantastike.
Në adresë s saj përditë ka shumë porosi për torta, e kjo falë recetave të mrekullueshme, cilësisë së materialit që ajo përdor, shijes dhe dekoreve tejet të veçanta.
Bajrija në faqen e saj në Instagram bales.cake pret porosi nga klient të shumtë, të cilët porosisin torta për raste të veçanta, duke filluar nga ditëlindjet, fejesat, martesat, festat e ndryshme, etj. Ajo, thotë se punon me shumë përkushtim, pasion e dashuri dhe kjo është formula e vetme e suksesit që gëzon.
Mjeshtrja e tortave tregon se më e veçanta për të mbetet torta e Pavarësisë së Kosovës, e cila u punua deri në detajet më të vogla dhe me dashuri tejet të madhe.
Bajrija, falënderon Zotin për talentin, shëndetin dhe mundësinë për të punuar në këtë drejtim.
Për të parë dhe porositur tortat e Bale’s Cake, hyni në faqen e saj në Instagram.