Ndërrimi i shpeshtë i ministrave të Jashtëm dhe fushata agresive e Serbisë kundër Kosovës po konsiderohen si disa prej arsyeve që shteti i Kosovës nuk ka marrë asnjë njohje në vitet e fundit.
Marrë parasysh se që nga viti 2018, me ministrinë e Punëve të Jashtëm kanë udhëhequr tre ministra, deri sot Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje e re.
Enver Hoxhaj, i cili dikur udhëheqte me këtë dikaster, duke folur për lajmi.net ka thënë se për politiken e jashtme të Kosovës marrja e njohjeve të reja si zgjerim i sovranitetit tonë duhet të mbetet prioritet deri në njohjen e plotë të pavarësisë sonë.
“Për politiken e jashtme të Kosovës marrja e njohjeve të reja si zgjerim i sovranitetit tonë duhet të mbetet prioritet deri në njohjen e plotë të pavarësisë sonë! Se sa do te punohet në ketë drejtim, mbetet ta shohim dhe nuk dua të paragjykoj”, ka thënë Hoxhaj.
Mirëpo sipas tij, ndërrimi i shpeshtë i qeverive mund të sjell ndryshim, i cili pozitiv apo edhe e kundërta.
Hoxhaj po ashtu ka thënë nuk mund ta vlerësojmë punën e një qeverie, e cila ende nuk ka filluar mirë.
“Ndërsa demokracia ka çdo dimension të saj të mirë dhe natyrisht edhe ndërrimin e qeverive, sepse kjo është e shendosh! Mirëpo, shpeshherë ndërrimi sjell ndryshim, i cili mund të jetë ndryshim pozitiv apo edhe e kundërta! Përtej ndryshimit në njerëz, me e rëndësishme është kontinutiteti në politiken e jashtme! Kjo duhet të ndodhe edhe kur ndryshojnë qeveritë! Nuk mendoj se mund ta vlerësojmë punën e një qeverie, e cila ende nuk ka filluar mirëfilli”, ka thënë tutje Hoxhaj.
Ndërsa, analisti politik, Rasim Alija thtoë se padyshim që rëniet e shpeshta të qeverive dhe ndërrimin e ministrave le një shenjë në aspektin e punës për lobimin për njohje.Por sipas tij, marrë parasysh këtu edhe dialogun me Serbinë karshi një fushate agresive të Serbisë ndaj Kosovës.
“Pa dyshim që ka lidhje edhe me rënien e shpeshta të qeverive dhe ndërrimin e ministrave. Pra kemi pas lëvizje të ministrave dhe kjo pa dyshim që e len një shenjë në aspektin e punës për lobimin për njohje. Mirëpo ajo çka është esenciale themelore në këtë rast është imazhi i Kosovës që është krijuar, këtu kemi parasysh edhe dialogun me Serbinë karshi një fushate agresive të Serbisë karshi Kosovës padyshim që njohjet kanë ardhur duke rënë, njëkohësisht edhe cilësia e punës së vetë institucioneve të Kosovës e vet MPJ-së, pa përjashtuar edhe institucionet tjera ka qenë goxha anemike, thënë shkurt institucionet tona nuk kanë arritur që ta ndalin hovin e Serbisë për fushatën e çnjohjeve. Realisht sidomos në dy vitet e fundit trendi ose proporcioni i njohjeve në raport mosnjohje shkon kah çnjohjet edhe pse të shumica prej tyre të pakonfirmuara, mirëpo trendi është i tillë”, ka thënë Alija.
Ai tutje thotë në njërën anë është jostabiliteti i qeverisjeve në Kosovës e në anën tjetër është edhe fushata e agresive Serbisë, e mbi të gjitha edhe procesi i dialogut kanë bërë që Kosova të ngec në këtë aspekt.
“Pra me bë një rekapitullim ose një përmbledhje të gjithë kësaj në njërën anë është jostabiliteti i qeverisjeve në Kosovës e në anën tjetër është edhe fushata e agresive Serbisë, e mbi të gjitha edhe procesi I dialogut. Mirëpo në masë të madh fajin për të gjitha këto e kanë subjektet politike që gjatë qeverisjes së tyre kanë arrit që Kosovën kanë arrit me rikthy në tavolinën e bisedimeve e mbi të gjitha që në këto tavolina të jetë edhe si efekt anësor edhe rënia e numrit të njohjeve, respektivisht fushata e Serbisë për çnjohje”, ka thënë Alija.
Shteti i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës është Barbadosi, teksa nota verbale nga ky shtet zyrtarisht erdhi më 15 shkurt të vitit 2018.