I sapoemëruari në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit, Driton Bardheci ka reaguar për herë të parë pas talljeve e akuzave se është emëruar në këtë pozitë ende pa i përfunduar studimet bachelor.
Bardheci i ka quajtur “orkestrime të dobëta të grupeve të ndryshme me interesa të ngushta, që nuk duan ta shohin rininë në institucione dhe vendimmarrje, prandaj nuk dua të merrem me ta”.
Zv/ministri i Arsimit, përmes një postimi në Facebook, thotë se pjesë e linçimeve është bërë edhe familja e tij.
“Përveç fyerjeve të parreshtura ndaj meje, pjesë e linçimeve u bë edhe familja ime, e cila vendit i dha dëshmorë në çdo luftë të trojeve shqiptare, deri në luftën e fundit. Që nga mosha 18-vjeç kam punuar në pozita të ndryshme, duke filluar nga punët vullnetare deri në pozita më të larta menaxhuese e politike”, ka shkruar Bardheci.
https://www.facebook.com/dritonbardheciofficial/posts/288481392511463