Një person në Suharekë ka përfunduar në pranga pasi i njëjti dyshohet të ketë dhunuar një vajzë të mitur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit që lamë pas.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pas një pune hetimore, që ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e tij.
I njëjti, gjatë intervistimit, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim policor.