“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– Melinda Zuka-Ahmeti – Biznesmene e zonja, pozitive, grua e fortë
– Hoxhallarët qajnë, politikanët qeshin
– Fakulteti nuk më shkoi, bile me kanë të martohem
– Kush llogaritet VIP në Kosovë
– Mevludja 6 burra i qoi në Hamam të Hyrës
– Bafte Shala zbulon personin e zemrës
– Fenomeni Luiz Ejlli
– Ndërmarrëset kosovare takohen me bizneset shqiptare në Gjermani, “Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane” nikoqir të shlëlqyer
Lexohet me një frymë!