Shumë shpejtë në duart e lexuesve shqiptar do të jenë edhe dy tituj librash të rinj dhe me tematika shumë intriguese e që pa dyshim do ta kenë vëmendjen e lexuesit.
Dy motra, Valentina Rexhaj dhe Liridona Nebihi me origjinë nga Mali i Zi, në muajin korrik do të bëjnë në Prishtinë promovimin e librave të tyre.
Valentina, e njohur tashmë për publikun e gjerë si autore e librit “Beso në fuqinë tënde” dhe si hipnoterapiste, për revistën “Kosovarja” thotë:
“Pas suksesit të librit tim të parë, i cili shpejtë e gjeti lexuesin e vet, kam gati librin e dytë me titull “Një fillim i ri”. Kam punuar gjatë që ky libër që do të jetë në dorën e lexuesit, të ngërthej në vete gjera me rëndësi, të zbërthej çështje të ndjeshme e me interes për gjithë secilin”. Tutje, Rexhaj tregon se “Një fillim i ri” flet edhe për përmbajtjen e librit, që duket mjaftë e intriguese dhe e pa trajtuar më parë. “Në libër flitet për atë se kush jemi ne në të vërtet, për dëgjimin e intuitë, për fëmijën e brendahmëm, seksualitetin, shtatë ligjet universale të tërheqjes, lidhjen e spiritualitetit me të hollat, ndryshimin e shprehive, bindjeve, etj.” Pra, çdo pjesë ka të bëjë me gjëra që njerëzve u interesojnë shumë e nuk i lënë indiferent.
Ndërkohë, motra e saj, shkrimtarja tjetër Liridona Nebihi, do të promovoj librin “Rivaliteti Vjehërr-Nuse”, i pari libër i këtij lloji në letërsinë shqipe, ku trajtohet në mënyrë analitike raporti mes nuses, vjehrrës dhe familjarëve të tjerë. Në këtë botim ka shumë histori, por edhe të pa thënë.
Autorja e librit, Liridona Nebihi shton se libri u dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë ndryshime në jetë, atyre që kanë guximin ti marrin përgjegjësitë mbi vete dhe të sjellin ndryshime në jetën e tyre dhe të ndikojnë pozitivisht tek të tjerët.
“Pritshmëritë e mija pas leximit të këtij libri nga ana e lexuesve, janë që femrat/nuset mos të konsiderohen si të huaja, si shërbëtore në shtëpinë e burrit. Të mos vendosin të tjerët për të, por ajo për veten, ta jetojnë lirinë, por edhe që nuset të kenë konsideratë për vjehrrat dhe pozicionin e rëndësishëm të tyre në shtëpi. Të jetojnë me dashuri e mirëkuptim”, thotë Nebihi, duke shtuar se ky libër do ti bëjë lexuesit të vëzhgojnë në mënyrë subjektive, ti ndryshojnë ca perceptime, të punojnë për një familje e mirëqenie të mirë dhe të shkëputet zinxhiri i marrëdhënieve të koklavitura mes vjehrrës e nuses, e krijuar ndër shekuj.
Autorja tregon se ideja e librit ka nisur nga copëza historish që ka dëgjuar gjithandej për konfliktet mes rejave dhe nuseve.
Librat “Një fillim i ri” dhe “Rivaliteti Vjehërr-Nuse” do ta kenë promovimin në Prishtine me date 7 korrik dhe janë botim i Shtëpisë Botuese “Shkrola” ne Prishtinë./Kosovarja/