Morena Taraku vazhdon ta ekspozojë jetën luksoze.
Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën, e të cilën fansat e saj e shohin vazhdimisht në rrjete sociale.
Artistja, e cila prej kohës po jeton dhe vepron në Turqi, komentohet shumë edhe për ndryshimin e madh që ka pësuar në pamje gjatë kësaj kohe.
Së fundi, ajo publikoi një fotografi në të brendshme dhe xhinse të shkurtra, teksa po qëndronte e ulur në një kolltuk pranë këpucëve.
“Shumë këpucë, por vetëm dy këmbë”, ka shkruar ajo, derisa pranë saj gjendeshin këpucë të markave të njohura.
Kujtojmë se Morena pritet që së shpejti ta publikojë bashkëpunimin e ri me Stresin.