Rastet e para janë konfirmuar me koronavirus edhe në Skenderaj.
Siç ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të dy rastet vijnë nga lagja Thaçi e fshatit Burojë, vendlindja e presidentit Thaçi.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar nga banorët e Burojës që mos të lëvizin nga shtëpitë e tyre deri në marrjen e vendimeve tjera.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!.