fbpx

A do të kemi ndryshim të motit?

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i këndshëm dhe stabil. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, ndërsa dita me diell dhe ndonjë vranësirë aty-këtu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë ngritje.

Të hënën dhe të martën na pret mot mjaft i ngrohtë dhe kryesisht stabil. Priten rreze të shumta diellore dhe nganjëherë vranësira, por pa reshje atmosferike. Vetëm të martën pasdite në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë zhvillime të vranësirave “Cumulonimbus”, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Të mërkurën pritet destabilizim i motit. Gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat jugperëndimore pritet të fuqizohen po ashtu. Temperaturat shënonjnë ulje.

Ditëve të ardhshme na pret mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Vende-vende mund të ketë riga lokale shiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]