Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur optimist sa i përket fundit të pandemisë COVID-19.
Duke iu uruar mirëmëngjes qytetarëve, Ahmeti tha se po fillojmë një javë me shpresën për lajme të mira sa i përket këtij virusi.Prishtina po vazhdon të jetë në karantinë, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë me COVID-19 është 763, 166 të shëruar e 21 viktima.
Postimi i plotë:Mirëmëngjes o njerëz të mirë. Po fillojmë një javë po shpresoj me shumë lajme të mira dhe duke filluar me ja pa fundin kësaj pandemie. Good morning Prishtina!#rriNshpi