Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Covidi e prek kreun e ShSKUK’së, infektologun Valbon Krasniqi

nga Revista Kosovarja

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasini, është infektuar me Covid 19.

Mbi artikull

Lajmi, Krasniqit, i është dhënë sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pas analizave të bëra në laboratorët e këtij instituti.

E në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë infektuar me Covid-10 një numër i madh i stafit shëndetësor.

Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, janë të sëmurë aktiv me Covid 10 anesteziolog dhe 12 infermierë.

Moneytizer Paragrafi 4

Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu. “Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, ka deklaruar Baftiu.

Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit.

E deri më tash në nivel vendi janë mbi 700 mjekë që janë prekur nga koronavirusi. Ndërkohë mbi dhjetëra të tjerë tashmë kanë ndërruar jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]