Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Del në shitje bakllava “Lul Raka”

nga Revista Kosovarja

Për shkak të pandemisë së Covid-19 në shumë vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtëpitë e tyre.

Mbi artikull

Por gjatë festës së Bajramit në të gjitha shtëpitë e kosovarëve e pranishme gjithmonë është bakllavaja.
E një grup është treguar kreativ dhe këtë lloj të ëmbëlsirës e ka emëruar me emrin e mikrobiologut Kosovar ‘Bakllava Lul Raka’.

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe Kosovën ku vendi deri më tani ka 1 mijë të infektuar e 29 të vdekur. Por mburojë e gjithë kësaj kohe për qytetarët tanë kanë qenë mjekët e policia.Por një grup në rrjetin social facebook është treguar kreativ gjatë kësaj feste.

“Kjo lloj e bakllaves original quhet ‘Lule Bakllava. Por ne për hir të njërit nga emrat kryesor të betejës kundër pandemisë Covid-19, vendosëm që këtë vit ta emërojmë Bakllava Lul Raka”, thuhet në njoftimin e adminëve në faqen Maniakët e Kuzhinës në facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]