fbpx

Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QKMF-në e Istogut, mjeku konstaton vdekjen

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në Istog, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Në rrethana akoma të paqarta, foshnja rreth 1 muaj e gjysmë ka humbur jetën në orët e mëngjesit.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se vdekjen e viktimën e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF.

Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat kanë nisur hetimet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]