Këngëtarja kosovare, Diona Fona sot feston ditëlindjen e 22-të.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe arrin të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes duke postuar imazhe nga jeta personale dhe profesionale gjithashtu, shkruan Kosovarja.
Sot ajo ka mbushur 22 vite dhe ka pranuar shumë urime nga familjarët, miqt dhe kolegët.
Në anën tjetër nuk kanë munguar as fotot e saj, që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i artistes ka qenë “Xhani”, që u mirëprit nga publiku dhe pati një sukses të kënaqshëm.