Dua Lipa ka arritur edhe një tjetër sukses.
Artistja shqiptare ka fituar një çmim të rëndësishem duke u shpallur “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetëm të NRJ Music Awards në Francë.
Dua arriti të triumfojë krah emrave të mëdhenj të muzikës.
Dua në NRJ ka marrë po të njëjtin çmim edhe vitin e kaluar, ndërsa debutimin në këtë festival e ka bërë në vitin 2018, kur ka rrëmbyer çmimin “Kënga më e klikuar”.
NRJ Music Awards organizohet nga radio franceze NRJ, për të nderuar artistët vendas dhe të huaj për kontributin e tyre në muzikë.