Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë, thuhet në postimin e IKSHPK-së.
“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor! Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën! Respekto distancën!”, apelon IKSHPK.