Kejvina ka vazhduar me ofendime ndaj Luizit edhe pas përfundmit të ‘Prime’-it.
Modelja u pa më vonë duke diskutuar me Armaldon teksa tema ishte pikërisht debatin që pati me Luizin.
E përlotur, Kejvina e ka quajtur injorant madje ajo tha se Luizi duhet t’i kërkoj falje familjes së saj për mënyrën si u soll me të.
Kujtojmë që Luizi ishte banori i parë që mbrëmë i shpëtoi eliminimit dhe kjo bëri që të gjithë banorët t’i vihen kundër.